Rreth nesh:

Që prej më shumë se 9 vitesh sprach.kult është partneri juaj kompetent për të gjitha temat mbi shkollimin dhe kualifikimin. Në vitin 2003 ne filluam të mbajmë kurset tona të gjuhës. Ne veprojmë edhe si qendër provimi dhe një numër i madh ndërmarrjesh dhe organizatash si edhe persona private na dhurojnë mirëbesimin e tyre. Ne kujdesemi me kompetencë dhe kënaqësi për klientët tanë nga të gjithë kontinentet.

Ne ofrojmë kurse gjuhe për të gjithë nivelet, kurse gjuhe për ndërmarrje të vogla dhe të mëdha, përgatitje për provime, trajnime individuale, kurse në fund jave etj.

Kurse për gjuhën gjermane

Ju mund të mësoni tek ne gjermanishten në këta nivele: A1, A2, B1, B2, C1 dhe C2. Ne ofrojmë kurse intensive paradite (9:00-12:45) dhe pasdite (14:00-17:45), si edhe kurse në mbrëmje (18:00-20:30) dhe përgatitje për provim (në data e orare sipas kërkesës). Për të parë ofertën tonë të kurseve, ju lutemi klikoni këtu.

Provimet

Tek ne mund të jepni edhe provime të licencuara ÖSD dhe ÖIF. Për nivelet A1-B1 jemi në dispozicionin tuaj çdo të premte. Provimet B2-C2 mbahen çdo 4-6 javë. Për tu regjistruar online në një provim, ju lutemi klikoni këtu.

Gjuhë të tjera

Anglisht? Ndoshta frëngjisht apo italisht? Spanjisht? Apo arabisht ose hebraisht? Tek ne mund të mësoni edhe gjuhë të huaja të tjera! Për të parë ofertën tonë të kurseve, ju lutemi klikoni këtu.

follow Us on facebook